FieriOnline
  Realiteti Cam!
 

Çeshtja Çame

Cameria,e pare gjeografikisht

 

Cameria eshte gjeografikisht e lokalizuar ne veri-perendim te Greqise. Ky rajon i mrekullueshem ka nje trashegimi te pasur te Shqiperise dhe vetem ne vitin 1912 eshte aneksuar ne menyre te pandershme dhe te pajustifikueshme nga Greqia. Kjo ishte si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha per t'i dhene Camerise, Greqise, ne te njejten menyre sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.

 

Fjala Cam eshte nje evolim "t'chiam" qe eshte vete emri i nje lumi te vjeter qe kalonte permes Camerise. (Fjala T'chamis haset ne shume harta te vjetra romake dhe helenike, duke na treguar se emri Chameria eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga shqiptaret). Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se cdo gje rreth Camerise tingellon shqiptare. Ajo ka me shume se kuptim topologjik, ndersa Camet kane nje etnitet, tradite dhe zakone te mirefillta shqiptare.

 

Nje pjese e madhe e popullsise came eshte e lokalizuar ne bregdet dhe shkon pergjate Gjirit te Prevezes. Nje numer tjeter i madh i qyteteve dhe fshatrave te tyre jane te lokalizuara ne te dy anet e "kalamait".

 

Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Camerise jane perzene me force nga forcat greke ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Gati 850.000 prej tyre jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44.

 

Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur mjaft fshatra dhe qytete dhe si rezultat i kesaj gati 9000 shqiptare jane vrare barbarisht. Numri zyrtar i tyre ne Shqiperi eshte ne mes 150.000 dhe 300.000 banore.

 

Popullsia e Camerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllehe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare ishin te besimit musliman. Procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Ndersa 20% ishin kristiane ortodokse. Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se pare boterore e gjeti komunitetin shqiptar te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks. Pas luftes nje pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke duke lene ortodoksit dhe gati 13 % muslimane, qe tashme ishin konvertuar ne ortodokse per te mbijetuar.

 

 

 

 

Presion nderkombetar ndaj Greqise per problemin Cam

 

Reagim i Ministrise se Jashtme te Turqise

 

Greqise i duhet ushtruar presion nga vendet e Keshillit te Evropes dhe te BE-se per te ndaluar persekutimin e saj, ndaj shqiptareve etnike dhe per te shperblyer humbjet e tyre materiale. Cdokush qe perkrah supermacine e ligjit dhe te vlerave humanitare bashkekohore, duhet te zgjeroje mbeshtetjen e tyre te shoqatat shqiptare te Camerise. Ato kerkojne njohjen e 4000 shqiptareve, te cilet jane shfarosur nga Greqia. Kerkojne gjithashtu te drejten e 100.000 shqiptareve, te cilet jane debuar nga tokat e tyre dhe qe nuk kane as mundesine te shohin varret e te pareve te tyre, si dhe 100.000 shqiptareve qe jetojne aktualisht ne Greqi.

 

Ne kete kontekst, realizimi i pikave te meposhtme, mbetet i nje rendesie jetesore per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes se shqiptareve etnike ne Greqi.

1. Mbledhja e nje konference nderkombetare, me pjesmarrjen e qeverise shqiptare, per rivendosjen e te drejtave te minoritetit shqiptar ne Greqi dhe per njohjen e genocidit ndaj cameve.

2. Njohjen nga ana e Greqise te identitetit etnik te shqiptareve ortodokse dhe cameve, ne te njejten menyre me te cilen qeveria shqiptare njeh dhe respekton te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi.

3. Shperblim per pronat e popullsise came nga qeveria greke.

4. Leje per themelimin e nje kishe te pavarur per shqiptaret ortodokse ne Greqi, e cila eshte nje e drejte qe u eshte dhene nga Traktati i Sevres, nenshkruar ne vitin 1920.

5. Riatdhesimi ne Greqi i popullsise came, te debuar ne Shqiperi dhe demshperblim per humbjet e rezultuara nga konfiskimi i pronave te cameve ne 55 vitet e fundit.

6. Ridhenia e shtetesise greke, popullsise came, qe i eshte hequr ne menyre te paligjshme

7. Dhenia fund e trajtimit diskriminues kundrejt shqiptareve ne Greqi dhe kthimin e pronave te tyre, te konfiskuara ne menyre te paligjshme nga autoritetet greke.

 

 

Genocidi dhe masakrimi i cameve nga greket

 

 

Nderrimi i emrave te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise se jugut nga fashistet greke para dhe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Perpjekjet per spastrimin e shqiptareve dhe masat e renda te aplikuara kunder tyre.

 

Ceshtja came dhe pergjithesisht ceshtja e minoritetit shqiptar ne Greqi, lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913, e cila e shkeputi kete treve shqiptare dhe ia aneksoi ate Greqise. Qe nga kjo kohe fillon nje presion i vazhdueshem, nje politike sistematike e shtetit grek dhe e forcave te ndryshme ultranacionaliste per shkombetarizimin e kesaj treve. Per kete qellim u perdoren te gjitha menyrat, si tatimet e renda, grabitja e tokes, perjashtimi i popullsise nga pjesemarrja ne administraten shteterore, ndalimi i dhunshem i arsimit ne gjuhen amtare, madje edhe ne shkollat fillore, vrasjet, burgimet, denimi me dhune deri ne masakrat e pergjakshme.

 

Me 1913 u krye masakra ne perroin e Selamit (Paramithi) e 72 krereve te Camerise dhe e qindra te tjereve nga kapiteni famekeq Deli Janaqi. Ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, me 1918, u perpilua plani i grabitjes se tokave te popullsise came. Ligji i te ashtuquajtures Reforme Agrare, i aplikuar vetem ne Cameri, u rrembeu shqiptareve te cilet u degdisen ne Anadoll, me mijera hektare toke buke, siperfaqe te medha me vreshta, qindra mije rrenje ullinj, te cilat u bene prona te elementeve greke. Keto masa u pasuan nga organizimi i cetave terroriste ne territorin e Camerise, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsise shqiptare ne injorancen me te thelle, inkurajimi i kryqezatave fetare.

 

Perpjekjet e dhunshme te vitit 1923 per ta shperngulur me force popullsine came ne Turqi, shenojne nje kulm te papare ne politiken e eger shoviniste greke. Bilanci qe shume tragjik per popullsine shqiptare.

 

Greqia qe nder shtetet e para ne Ballkan ne te cilat triumfoi fashizmi. Ne gusht te vitit 1936, Jorgos Metaksai vendosi diktaturen fashiste. Viktima e pare ishte popullsia came. Fashistet e ores se pare, tregtari Stavro Koconi dhe oficeri i xhandarmerise Zambeta filluan goditjet sistematike ne Filat, Pituljete, Gumenice per zhdukjen e popullsise came. U shkua deri atje sa populli i Paramithise u ndalua me violence te fliste ne gjuhen shqipe. Qeveria greke beri cmos qe te percante popullsine shqiptare came, duke u perpjekur te kunderveje te krishteret ndaj muslimaneve. Kjo politike shteterore nuk kaloi pa lene gjurme, pasi popullsia e kesaj zone ne shumicen derrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qe qarqet intelektuale te dominonin situaten. Popullsise came iu ngarkuan taksa te renda, te cilat nuk kishin vetem natyre fiskale, por synonin ta detyronin ate te emigronte ne Shqiperi ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptare te fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me greke, me qellim ndryshimi te raporteve te popullsise.

 

Para se te hynte ne Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi nje fushate te re masakrash dhe krimesh nga me monstruozet kunder popullsise shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore. Te gjithe meshkujt nga 16-70 vjec, mbi 5000 burra, u burgosen dhe u derguan ne ishujt e larget te Egjeut. Ky veprim u krye ne baze te vendimit te marre me pare ne Gumecine nga nje mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janines, Spiridoni, ku merrnin pjese edhe zv/Prefekti i Gumenices Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqise dhe perfaqesues te grekeve te Camerise. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 te tjere vdiqen me vone gjate internimit nga torturat dhe uria. "Ne kete menyre-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi ne kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsine came.

 

Rekrutet came, si shtetas greke te mobilizuar ne vitet 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak, me urdher te Korparmates se Janines, u vune te thyejne gure dhe te ndreqin rruge ne formen e punes se detyrueshme. Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro, me 2000 djem came, u kerkonte mendime per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket. Por per cudi, ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te vepruar ne prapavija per ndertim rrugesh. Ishte nje qendrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj cameve dhe njeherazi dhe nje fyerje e poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetare, por si rober lufte. Nga ana tjeter, Italia gjate pergatitjeve te luftes me Greqine nuk mund te mos merrte ne konsiderate per interesat e saj gjendjen diskriminuese te shqiptareve te Camerise. Ciano, minister i Jashtem i Italise, ne gusht te vitit 1940, do t'i vinte ne dukje ambasadorit grek ne Rome se "Greqia ishte e vendosur me te gjitha mjetet qe disponon te vazhdoje nje program politik, ka diskriminuar ne menyre teper te rende shqiptaret ne favor te grekeve. Dhe kete e ka bere ne te gjitha fushat e veprimtarise, qe nga ajo e lirise personale e ne ate ekonomike, deri ne ate te mesimit te gjuhes... i kane larguar shqiptaret ne rajone larg qendrave te medha, duke i mbajtur ne kushte primitive".

 

Shperthimi i Luftes Italo-Greke me 1940 thelloi tensionin politik ne Cameri. Megjithe perpjekjet e pushtuesit per ta terhequr minoritetin shqiptar ne anen e tij dhe pavaresisht se popullsia came gjate regjimit fashist te Metaksait kishte vuajtur shume, ajo pergjithesisht mbajti nje qendrim neutral ndaj paleve ne konflikt. "Edhe kur italianet pushtuan Gumenicen-shkruan Jani Sharra-rralle ndonje cam u bashkua me ta".

 

Gjithkush mund te shtroje pyetjen: pse u mbajt ky qendrim i ashper ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo nje mase vetembrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetem nga frika e nje hakmarrjeje te mundshme te shqiptareve per krimet qe ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Te dhenat provojne se asnjera prej ketyre arsyeve nuk perbente shkakun e ketij veprimi kriminal. Synimi ka qene akoma me i larget dhe njekohesisht me antishqiptar. Edhe ne situatat e veshtira dhe te komplikuara, kur Greqise po i trokiste lufta ne dere, autoritetet greke me gjakftohtesi u perpoqen te perfitonin c'te mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar nje moment i pershtatshem ne marredheniet nderkombetare per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise. Kete e provon edhe fakti se pas shperthimit te luftes, pasi u be e qarte se kapitullimi i Greqise perballe ushtrive italiane ishte i afert, autoritetet lokale greke te Camerise pergatiten listat dhe po perpiqeshin te siguronin mjetet e nevojshme te mbartjes per te gjitha grate dhe femijet qe kishin mbetur ne Cameri me qellim qe kur te hynin ushtrite e huaja ketu, te mos gjenin kembe shqiptari.

 

Pas thyerjes se ushtrive italiane dhe terheqjes se tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverise se re greke mbi popullsine shqiptare te Camerise. Te burgosurit dhe te internuarit came u liruan vetem pas pushtimit te Greqise nga ushtrite gjermane ne nje gjendje te rende shendetesore dhe shpirterore.

 

Pas pushtimit te Greqise nga gjermanet, pritej qe camet e kthyer nga internimi te hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qe kishin qene shkaktare te vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkerisht gjendjen e rende qe u krijua nga pushtuesit e rinj gjermane. Per kete qellim u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar. Njerez me ndikim ne krahine si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Cafuli, Jasin Sadiku dhe shume te tjere punuan me perkushtim per te krijuar atmosferen e mirekuptimit midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare. Madje fshataret e Varfanjit, Salices etj., derguan perfaqesuesit e tyre ne fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qe te ktheheshin se asgje e keqe nuk do t'i gjente.

 

Ne zonen e Gumenices dhe te Filatit ishte bere rregull qe asnje grup i rezistences greke nuk dilte ne zonat e lira pa qene i shoqeruar nga nje shqiptar cam. Pikerisht per kete veprimtari e sakrifice, jo pak came dolen para gjykatave te pushtuesit dhe u burgosen. Duke pasur parasysh kete realitet te mirekuptimit dhe te bashkepunimit midis dy komuniteteve (greke dhe came shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptaret came te ishin kriminele, do te zhdukeshin te gjithe fshatrat e krishtere te Thesprotise rreth fshatrave shqiptaro-came".

 

Per qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshem mirekuptimi dhe bashkeveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Per te nxitur percarjen e tyre, ata nxiten vrasjen e cameve me influence si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptareve te tjere nga ceta e Kocnikolles, punet moren nje drejtim te rrezikshem. Te revoltuar nga keto akte, nje grup camesh u drejtuan per te djegur Rahulin, por u doli perpara popullsia e Karbunarit, nje fshat i madh i perbere prej shqiptaresh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpetoi nga nje katastrofe e sigurte, "me pas bandat e Zerves theren edhe grate dhe femijet e atyre qe shpetuan Rahulin", domethene banoret e Karbunarit. Ne keto rrethana, disa krere te Camerise u perpoqen te formonin nje batalion per mbrojtjen e saj. U formua nje batalion i cili kishte vetem gjysmen e efektivit te nje batalioni te zakonshem, afro 300 veta. Per arsye se gjermanet nuk donin te prishin marredheniet me qeverine kuislinge te Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politike te shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi te bashkepunonte me gjermanet, nuk u fut ne kete batalion dhe nuk i perdori armet kunder popullsise greke, por perkundrazi u rezistoi ne menyre demonstrative perpjekjeve te gjermaneve per ta hedhur kunder elementit grek. Qellimi i armatosjes se popullsise came ishte thjesht nje mase vetembrojtese, pasi ata kishin vuajtur shume nga shovinizmi grek. Por ajo qe i shqetesoi me shume atehere forcat shoviniste greke ishte ngritja e keshillave shqiptare ne te gjithe Camerine. Ne mars te vitit 1943 u formua ceta e pare mikste, e cila bashkepunonte me EAM-in. Tashme, edhe biografet e Zerves, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve myslimane ne radhet e rezistences antifashiste greke, ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpermendur thekson se camet nxorren mbi 1000 luftetare. Popullsia came filloi te organizohej ne luften kunder fashizmit ne dimrin e viteve 1942-1943, madje qe ne veren e vitit 1942 u krijua ne Filat grupi ilegal i rezistences antifashiste i perbere nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shume te tjere. Ata punuan ne rreze te kufirit te Shkalles se Zorjanit e me thelle per organizimin e rezistences, per krijimin e bazave te luftes, per popullarizimin e ideve te Kartes se Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe te drejten e vetevendosjes pas fitores mbi fashizmin. Ne shkut te vitit 1943 u krijua ceta "Cameria" dhe pak me vone batalioni "Cameria", i cili zhvilloi ne shtator 1943 betejen e famshme te Konsipolit kunder gjermaneve, qe zgjati 55 dite. Ajo beteje u shqua per pjesemarrjen e gjere te popullsise se Camerise, te Delvines dhe te minoritetit pa dallim kombesie e shtresash shoqerore. Ne mars te ketij viti u krijua formacioni i pare mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimeri kunder gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun, ne Revani, ne Theojefira, ne Pleshavice, ne malin Kacidhjar e gjetke. Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV "Ali Demi" me me shume se 500 djem came. Ky batalion hyri ne perberje te Regjimentit XV te Ushtrise Nacionalclirimtare Greke (EAM). Gjate luftimeve te tij ne rrugen Janine-Gumenice, Koske, Smarte e Lopes si dhe ne Mallun rane trimerisht deshmoret Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shume came moren pjese ne Brigaden VI, VII, IX dhe XI te ushtrise greke. Edhe misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e mohonte pjesemarrjen e cameve ne radhet e EAM-it.

 

Edhe gjermanet u perpoqen ta hedhin minoritetin shqiptar ne lufte kunder EAM-it dhe Frontit Nacionalclirimtar Shqiptar. Keto perpjekje regresive shoqeroheshin me nje propagande me ngjyra te theksuara nacionaliste.

 

Ne kuadrin e bashkepunimit te popullit shqiptar dhe atij grek, u bene perpjekje per te vendosur ura lidhjeje ne linjen e atyre forcave qe udhehiqeshin nga Partite Komuniste. Ne bisedimet midis perfaqesuesve te te dy paleve ishte vendosur qe ne tetor te vitit 1943, te harmonizohej puna ne minoritet. Per kete qellim ishte pranuar qe te vinin ne minoritetin grek ne Shqiperi anetare te Partise Komuniste Greke "qe te bejne pune ne minoritete duke ene ne lidhje gjithmone me ne". Po keshtu do te procedohej edhe ne Cameri.

 

Minoriteti grek ne Shqiperi u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek per te depertuar ne te, me qellime te hapura antishqiptare. Te derguarit e EAM-it ne minoritet, si Aleks Janari, me propaganden e tyre shfrytezuan marreveshjen qe permendem me siper, per te ngjallur ndjenjat nacionaliste te minoritetit, "per t'i bere masat e minoritetit t'i drejtojne syte nga Greqia". Ne nje miting qe ishte bere ne Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojme te jemi nje Greqi qofte komunikste, qofte djalliste, por vetem Greqi te jemi". Sipas te njejtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me te holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin derguar per tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 sterline per tre anetare te familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin force ne minoritetin shqiptar ne Greqi, domethene ne Camerine e pertejme, duke ndikuar ne coroditjen e popullsise came ndaj situates ne luftes dhe te mbeshtetjes se saj. Megjithate, Kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar te Shqiperise, duke pasur bindje ne vijen e bashkepunimit midis dy popujve, dergoi nje delegacion ne Konferencen Panepirotike te EAM-it sipas fteses se bere nga Komiteti Panepirotik Nacionalclirimtar i Greqise me 14 qershor 1944. Duhet shenuar se ky bashkepunim inspirohej nga qellime fisnike te bashkejetses midis fqinjeve me devizen: lufte e ashper dhe e paprere armikut nazist dhhe gjithe reaksionit ne sherbim te tij.



               Lista e batalionit Çameria

 

1. Mero Plaku

2. Haki Rushiti

3. Sejko Gabriu

4. Teme Sejko

5. Mustafa Xhallari

6. Ramadan Zejnon

7. Haxhi Alimi

8. Taho Sejko

9. Gjolek Alizoti

10. Hamit Kondi

11. Izet Malo

12. Xhevdet Shabani

13. Mustafa Kurani

14. Dalan Rustemi

15. Llambi Bizbiqi

16. Ismail Zeneli

17. Resul Shaqiri

18. Mehmet Kaso

19. Mustafa Ibrahimi

20. Dilaver Poçi

21. Lefter Talo

22. Qemal Karagjozi

23. Bajram Sinomeri

24. Abdi Ziguri

25. Nishat Çali

26. Mehmet Bejdo

27. Shaban Dalipi

28. Asef Tare

29. Zenel Çami

30. Nexhmudin Nure Kasëmi

31. Lame Hamzai

32. Nazmi Taho

33. Daljan Malua

34. Sami Murati

35. Sami Alushi

36. Tefik Dine

37. Ndoc Krucani (it)

38. Daut Burimi

39. Bajram Shena

40. Vangjo Mitrojorgji

41. Rexhep Huso

42. Lole Cero

43. Polo Bezhani

44. Petro Nako

45. Nimit Rushiti

46. Maliq Tena

47. Nasho Mici

48. Petro Zhupa

49. Kadri Aliu

50. Braho Beci

51. Gani Nivica

52. Avdul Resuli

53. Muharrem Demi

54. Qirjako Dhroso

55. Qemal Kuçuku

56. Ramadan Zejno

57. Alush Mahmuti

58. Telo Kupe

59. Koço Rubia

60. Kaso Hasefi

61. Ferik Çarçani

62. Veliko Rexho

63. Ferik Islami

64. Rait Bajo

65. Ali Mushi

66. Sulo Lame

67. Antonio Moreti (it)

68. Muho Idrizi

69. Fadil Meleqi

70. Neshat Demi

71. Leonidha Deli

72. Muço Ali

73. Rexhep Huso

74. Veip Demi

75. Sefer Arapi

76. Sami Bejdo

77. Selfo Abedini

78. Sadik Sulo

79. Taip Kërcelli

80. Thoma Lulo

81. Vangjel Kolo

82. Veliko Rexho

83. Veli Murto

84. Sefer Bajo

85. Hazan Neziri

86. Tahir Demi

87. Dervish Dojaka

88. Feim Ali

89. Ajet Sulejmani

90. Hasan Mero

91. Hysejn Hysejni

92. Rexhep Ademi

93. Ibrahim Bajrami

94. Xhemo Malo

95. Skënder Taka

96. Halil Çaka

97. Islam Munga

98. Antonio Xhimeci (it)

99. Kadri Aliu

100. Hysejn Veliu

101. Halil Munga

102. Azem Munga

103. Mile Xhafo

104. Idriz Bajo

105. Koço Gërbura

106. Halit Selmani

107. Safet Jupo

108. Telo Kupe

109. Adem Sheme

110. Adif Veliu

111. Andon Mihal Progonat

 

 

Masakrat ndaj popullsise came

 

Ceshtja ame lindi me vendimin e Konferencs së Londrs m 1913, e cila e shkputi kt trev shqiptare dhe ia aneksoi at Greqise.

 

Qe nga kjo koh fillon një presion i vazhdueshm, një politik sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombtarizimin e ksaj treve. në prfundim të Lufts së Par Botrore, m 1918, u prpilua plani i grabitjes së tokave të popullsis ame. Ligji i të ashtuquajturs Reform Agrare, i aplikuar vetm në amri, u rrmbeu shqiptarve të cilt u degdisn në Anadoll, me mijra hektar tok buke, siprfaqe të mdha me vreshta, qindra mij rrnj ullinj, të cilat u bn prona të elementve grek. Kto masa u pasuan nga organizimi i etave terroriste në territorin e amris, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsis shqiptare në injorancn m të thell, inkurajimi i kryqzatave fetare. Greqia qe ndr shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturn fashiste. Viktima e par ishte popullsia ame. Fashistt e ors së par, tregtari Stavro Kooni dhe oficeri i xhandarmris Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenic për zhdukjen e popullsis ame. U shkua deri atje sa populli i Paramithis u ndalua me violenc të fliste në gjuhn shqipe. U ndryshuan emrat shqiptar të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grek, me qllim ndryshimi të raporteve të popullsis.

Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushat të re masakrash dhe krimesh nga m monstruozt kundr popullsis shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historin botrore. të gjith meshkujt nga 16-70 vje, mbi 5000 burra, u burgosn dhe u drguan në ishujt e largt të Egjeut. Ky veprim u krye në baz të vendimit të marr m par në Gumecin nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janins, Spiridoni, ku merrnin pjes edhe zvends Prefekti i Gumenics Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqis dhe prfaqsues të grekve të amris. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjer vdiqn m von gjat internimit nga torturat dhe uria. Gjat Lufts së Dyt Botrore, populli am u gjend në pozita të vshtira. Ai nuk pranoi të futet në luftn midis forcave rivale në Greqi dhe si ndshkim Zerva filloi ndaj ksaj popullsie sulmin e prgjithshm të 8 korrikut 1944 q ka patur ato konseguenca q dihen. një pjes e mir e historiografis greke të paslufts dhe diplomacia greke gjat periudhs së lufts së ftoht, por edhe sot, kan mbrojtur tezn absurde se populli am (an blok) ishte bashkpuntor i nazistve dhe fashistve dhe u largua me ta për në Shqipri në fund të lufts. Por si qndron e vrteta? është tashm e provuar se masakrat dhe dbimin e dhunshm të popullsis shqiptare të amris i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkpuntor i gjermanve. Pikrisht ktu mendojm se duhen rikujtuar disa dokumenta q provojn bashkpunimin e tij me gjermant dhe kshtu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanve ka dbuar nga trojet etnike një popullsi të tr pse ishte në bashkpunim me aleat te tij.

/ 26 06 2006/V.H. 



 

 
  Today, there have been 1 visitors (5 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free